Foto/ Dua Lipa shfaqet duke bërë pazar me të dashurin dhe prindërit në Ibiza

0

Dua Lipa ka shijuar një ditë me të dashurin e saj, Romain Gavras në Ibiza, ndërsa janë parë duke bërë pazar të mërkurën.

Këngëtarja me prindërit shqiptare, 28 vjeçe, në rrugën e Dalt Vila, duke ndaluar për disa veshje me regjisorin Romain, 42 vjeç, nënën e saj Anesa dhe babanë Dukagjinin.

Ajo dukej në formë me një bluzë shkëlqyese me dekolte të hapura dhe të gjera. Dua doli pa grim dhe mban një çantë të madhe të thurur nga kashte, duke u ndjerë pa dyshim shumë rehat.

Pas udhëtimit për blerje, grupi më pas u nis për një dreke në Casa Jondal. Ajo festoi edhe ditëlindjen e saj në Ibiza me miqtë e saj më të ngushtë dhe familjarët.

Dua gëzon një lidhje të ngushtë me dashuri dhe shpesh poston foto me në rrjetet e saj sociale.

Këngëtarja është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjini kanë edhe vajzën Rina, 22 vjeçe dhe djalin Gjin, 17 vjeç.

Krijuesja e hitit “Dance the Night” ka nisur romancën e re në fillim të këtij viti, pak pas ndarjes nga modeli Anwar Hadid.

Romain nga ana tjetër ka qenë më parë në lidhje me Rita Orën, e cila po ashtu kaloi disa ditë pushime në Ibiza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu