E rëndë! Vritet jashtë shtëpisë së saj influencuesja e TikTok, në videot e saj…

0

Një sulmues i panjohur qëlloi dhe vrau yllin irakian të mediave sociale Gufran Sawadi, e njohur më mirë si Umm Fahad, jashtë shtëpisë së saj.

Sulmi ndodhi të premten mbrëma në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe u filma nga një kamera sigurimi. Videoja tregon një person të armatosur në një motoçikletë duke qëlluar dhe duke vrarë Sawadi në vend. Një burim i policisë së Bagdadit konfirmoi për CNN vërtetësinë e videos. Sawadi ishte e njohur në TikTok, ku ndante video të saja duke kërcyer dhe me rroba provokuese.

Në të kaluarën, këto video janë konsideruar të papërshtatshme nga gjyqësori irakian. TikToker u dënua me gjashtë muaj burg për “prodhimin dhe publikimin e filmave dhe videove të ndryshme që përmbajnë shprehje të turpshme dhe të pahijshme, shkelje të mirësjelljes dhe moralit publik”, sipas një deklarate nga gjyqësori i Irakut.

Gufran Sawadi nuk është e para influencuese irakiane e mediave sociale që vihet në shënjestër.

Një tjetër personalitet i njohur irakian i TikTok, Moor Alsafar, i njohur si Noor BM, u qëllua për vdekje në Bagdad në shtator 2023. Ai postoi video të shkurtra rreth modës, flokëve dhe grimit dhe shpesh kërcente nën muzikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu