Shërbimi zjarrfikës ishte në mbështetje të motrave Vicenziane në Gramsh, ku bënë të mundur trasportin e një të moshuare të sëmurë e cila për kushtet ku ajo jetonte dhe për moshën e vjetër duhej “transportuar me barelë.
Motrat Vicenziane të kryesuara nga e palodhura motër Flora, të cilat shërbejnë prej vitesh në qytetin e Gramshit , bënë të mundur ndërtimin e një strehe të re në Shëmrizë për familjen e Farie Koçit nga Zamsha, e cila ishte në kushte të vështira ekonomike.
Ndër vite kontributi që kanë dhënë Motrat Vicenziane për të pastrehët, të pamundurit, fëmijët jetim e shumë grupe të tjera në nevojë ka qënë i vyer.