FOTO/ U arrestua 6 vite pas ngjarjes, ky është vrasësi i Saimir Jakut

0

Ky është Dorian Keqi, autori i vrasjes së Saimir Jakut në Rrëshen. 40-vjeçari nga Kruja është arrestuar nga policia, gjashtë vjet pas vrasjes. Policia e Lezhës dha sot detajet e operacionit të koduar “Gjurma” që ka çuar në prangosjen e Keqit, një prej autorëve.

Saimir Jaku u vra në Rrëshen në vitin 2016. Ai mbante postin e drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun për disa kohë, por ishte shkarkuar pak kohë para se të ndodhte ngjarja.

Lexo edhe: Kapet “killeri” me pagesë nga Kruja, si u ekzekutua barbarisht Sajmir Jaku në mes të Rrëshenit

Keqi, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, e ka kryer krimin e vrasjes kundrejt pagesës. Sipas policisë, porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e uniformave blu.

NGJARJA

Vrasja e Saimir Jakut dyshohet se ka ndodhur si pjesë e sagës së gjakmarrjes mes dy familjeve në Rrëshen. Ngjarjet më të bujshme së fundmi nga kjo sagë ishin ekzekutimi me snajper në janar 2020 i Kastriot Reçit dhe atentati me tritol në mes të Tiranës ndaj Preng Gjinit.

Ish-drejtori i Tensionit të Lartë në OSHEE, Saimir Jaku, 33 vjeç, i cili deri pak javë para vrasjes ishte zyrtar i shtetit, është ekzekutuar me breshëri automatiku rreth orës 09:40, të datës 9 shtator 2016 në një nga lokalet më të frekuentuara të Rrëshenit.

Zyrtari i kishte shpëtuar një atentati më parë. Mësohet se viktima ishte transferuar më 1 shtator 2016 në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë, në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS/ Dega Teknike, ndërkohë që mbante dhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Qarkut në Lezhë.

Autorët e krimit e qëlluan viktimën me breshëri në rrugicën e lagjes së tij, por asokohe i shpëtoi atentatit që ndodhi për motive banale. Ai i ka shpëtuar një tjetër sherri, ku u tentua të vritej sërish. Këto ngjarje kanë ndodhur vite më parë dhe sipas banorëve të Rrëshenit, konfliktet ishin sheshuar.

Hetimet u zhvilluan për ndonjë konflikt të mundshëm të Jakut, pa lënë jashtë vëmendjes vrasjen për shkak të detyrës. Policia ka thënë se po verifikohej edhe periudha kur i ndjeri ka qenë emigrant në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu