Francë/ Ende vazhdojnë protestat kundër “certifikatës së gjelbër”

0

Pak ditë para hyrjes në fuqi të certifikatës së gjelbër për vendet publike, ata që kundërshtojnë masat anti Covid kanë zbritur sërish në shesh në Francë në fundjavën e pestë radhazi.

Janë më shumë se 200 manifestimet e planifikuara. Sipas burimeve të policisë në janë 250 mijë manifestuesit në të gjithë vendin, ndërsa një javë më parë ministria e brendshme franceze konfirmoi pjesëmarrjen e 237 mijë protestuesve.

Më shumë se dyfishi në krahasim me fillimet e protestave në mes të muajit korrik. Por organizatorët pretendojnë se janë më shumë se 415 mijë manifestuesit në të gjithë vendin.

Në Paris vetëm ditën e sotme janë tre protesta të ndryshme, ndërsa në jug të vendit parashikohet dhe pjesëmarrja më e madhe. Manifestuesit kundërshtojnë certifikatën e gjelbër duke e cilësuar si një pengesë për lirinë e tyre, madje një diktaturë shëndetësore. Akuza që qeveria franceze i hedh poshtë përballë përhapjes së koronavirus dhe variantit Delta të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu