Frika nga vaksina e AstraZeneca, dalin SHIFRAT: Ja sa mësues kanë marrë deri tani dozën e parë në Shqipëri

0

2664 mësues e kanë marrë deri tani dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, në disa qytete të vendit.

Shifrat zyrtare i publikon ministrja Manastirliu, e cila shkruan “2664 mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, teksa procesi po shtrihet në të gjithë vendin.”

Vaksinimi i mësuesve në Shqipëri ka filluar prej disa ditësh, mes frikës për vaksinën AstraZeneca. Shumë mësues kanë refuzuar të vaksinohen prej lajmeve të fundit se disa shtete e kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine, sepse ka dyshime se shkakton mpiksje gjaku.
Vetë OBSH ka kërkuar që vaksinimi me AstraZeneca të vazhdojë pasi nuk ka të dhëna shkencore se ajo shkakton mpiksje gjaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu