Brigitte Bardot është konfliktuar rëndë me gjuetarët italian e si pasojë është gjobitur me shumën e majme.
Aktorja e njohur ka bërë një postim në rrjetet e saj sociale ku ofendon pa kompleks gjuetarët duke i cilësuar ata si “frikacakë të neveritshëm” dhe “terroristë të botës së kafshëve”.
Ndër të tjera Bardot shtoi:
“Shembulli flagrant është presidenti i federatës së tyre, Willy Schraen.”
Këto fjalë kanë bërë që aktorja franceze të gjobitet me 5 mijë euro. Nëse aktorja zgjedh të mos e paguaj gjobën, kjo shumë do të shtohet çdo ditë me 100 dollarë.
Aktores i është lënë një afat prej 15 ditësh për të fshirë postimin nga rrjetet sociale.
infowebtv.com