“Fshatar jemi, do rregullohemi rrugës”, Saimir Korreshi i futet kërcimit, në skenë me biçikletë dhe shalqi

0
Së bashku me partneren e tij balerinë, deputeti demokrat u fut në skenë me biçikletë dhe me një shalqi, simbol i Lushnjës, zonë nga e cila ai vjen.

Korreshi dhe balerina kërcyen nën tingujt e këngës “Biçikleta” të kënduar nga Françesk Radi. Të gjithë të pranishmit i kanë shijuar momentet edhe pse vlerësimi nuk ishte shumë i kënaqshëm.

Anëtarët e jurisë, e vlerësuan për origjinalitet dhe atmosferën që sollën dhe në fund e vlerësuan me 22 pikë.
Komenti i Olta Gixharit ishte: Këmbët i bërë lëmsh. Ndërkohë, deputeti me humor u përgjigj “fshatar jemi do përmirësohemi rrugës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu