Fshati Silarë në bashkinë e Gramshit është i rrethuar nga burimet e shumta ujore por prej 9 vitesh banorët që jetojnë këtu nuk kanë ujë të pijshëm. Banorët thonë se në vitin 2016 edhe dy burime ujore që ishin sajuar nga vetë ata për plotësuar nevojat për ujë të pijshëm u mbuluan si pasojë e ndërtimit të hidrovoreve duke e lënë fshatin pa ujë. Për këtë problem kanë vite që enden dyerve të institucioneve por deri më sot pa gjetur zgjidhje. Më e vështirë kjo situatë është për familjet që kanë fëmijë të vegjël dhe të moshuar.
Të tjerët thonë se për shkak të mungesës së shërbimeve shumë familje janë larguar nga fshati. Ata që kanë mbetur shprehen të zhgënjyer që janë lënë në harresë.
Si zgjidhje ata që kanë pasur mundësi kanë hapur puse të paktën për të plotësuar nevojat për higjenë.
Falë natyrës që ka fshati Silarë mund të zhvillonte edhe turizëm në të 4 stinët e vitit por mungesa e ujit të pijshëm është bërë pengesë për çdo iniciativë./Infoweb Media