Disa fshatra të Gramshit u përfshirë nga zjarre masive të martën, që shkaktuan 1 viktimë, 8 të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Autoritetet urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatit Skënderbegas, si dhe të fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas, për shkak të zjarreve të përhapura në këto zona.
Pamje nga brenda fshatit Skënderbegas në orët e mbrëmjes tregojnë dëme të mëdha, ambiente të shkrumbuara ose të përfshira nga flakët.
Banorë të fshatit kanë treguar se si pasojë e zjarrit janë djegur bagëtitë ndërsa era fortë që fryn ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi.





