“Ftesa për Bashën nuk është e sinqertë”, Bamir Topi ‘demaskon’ Ramën: Ja qëllimi i vërtetë i kryeministrit

0

 

Ish-presidenti Bamir Topi, deklaroi ditën e sotme se ftesa që Kryeministri Edi Rama i bëri për bashkëpunim Lulzim Bashës nuk është e sinqertë.

Sipas Bamir Topit, që ishte i ftuar në “Kjo Javë”, ftesa nuk ka për qëllim bashkëqeverisjen, por Rama kërkon që të miratojë disa ligje për të cilat i duhen dhe votat e Bashës, për shkak se kemi të bëjmë me shumicë qeverisëse.

“Ftesa për bashkëpunim është taktike e Ramës ndaj Bashës e nuk ka sinqeritet brenda. Është kuptuar sikur do bashkëpunohet me bashkëqeverisje, por jo nuk është kështu. Do të bashkëpunohet për disa ligje, që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Nëse situata është përmirësuar, ajo i dedikohet perëndimorëve, sidomos amerikanëve. Tashmë më 2021 jemi në një vit, ku politika kërkon më tepër konsensus dhe jo sherrnajë”, deklaroi Topi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu