Flet gruaja që jetonte në shtëpi me Mikael Kurtin që plagosi policin: Ata e rrahën keq

0

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në lagjen “Kushtrim” në Berat ku një një polic bashkiak u plagos me mjet prerës në dorë gjatë kohë që ishte në turn.

Një 55-vjeçar i quajtur M.K është arrestuar në lagjen Kushtrimi në Berat pasi kundërshtoi dhe plagosi me thikë një polic bashkiak duke mos iu bindur urdhrit të tij për të liruar banesën e dhënë me qira nga Bashkia Berat.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Burbuqe Elezaj, gruaja e cila ishte futur prej disa vitesh së bashku me djalin e sëmurë në një shtëpi me Mikaelin, ku qeraja e shtëpisë paguhej nga bashkia.

Pasi iu prish shtëpia nga përmbytjet dhe më pas nga tërmeti, Burbuqja dhe djali i saj i sëmurë u strehuan fillimisht nga Bashkia, së pari në konviktin e vajzave të shkollës mekanike në lagjen “Dëshmorët e Kombit” ku u nxorrën me forcë nga policia.

Burbuqe Elezaj u shpreh: Mua më sollën me djalin në këtë banesë dhe disa muaj më vonë në një nga dhomat e shtëpisë sollën e strehuan edhe Mikaelin.

Nuk e kuptoj sesi bashkia solli për të jetuar një burrë në një shtëpi ku jetoja unë me djalin dhe pa burrë. Fillimisht u tremba por Mikaeli ishte njeri shumë i mirë dhe nuk ka shfaqur asnjëherë probleme.

Dje erdhën rreth 15 punonjës të bashkisë për ta nxjerrë me forcë nga dhoma duke i thënë “dil se e ke shtëpinë tënde gati,na çelësat”.

Dëgjova Mikaelin që po i thoshte se shtëpia ishte shqyer dhe pa derë, filluan debatet dhe më pas pashë disa pika gjak që po rridhnin nga dora e njërit nga policët bashkiak. Pastaj erdhi furgoni dhe Mikaelin e rrahën keq policat dhe e futën brenda në furgon.infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu