Aksident tragjik në Greqi/ Automjeti del nga rruga, ndërron jetë 41-vjeçari shqiptar

0

Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Imathia të Greqisë. Aksidenti në fjalë, u regjistrua ditën e djeshme në rrugën provinciale Aleksandria-Janica kur automjeti i drejtuar nga shqiptari doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 41-vjeçarit.

Sipas mediave të huaja, policia greke po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës.

Burimi: www.epoli.gr| joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu