Furnizonin Athinën me drogë/ 5 grekë dhe 4 shqiptarë arrestohen nga policia

0

Nëntë persona, mes të cilëve 5 grekë dhe 4 shqiptarë, janë arrestuar në Athinë pasi akuzohen si pjesën e një grupi që shpërndante lëndë narkotike.

Hetuesit kishin marrë informacione për aktivitetin e një të huaji në trafikimin e sasive të drogës (kokainë dhe kanabis) në Atikë.

Anëtarët e bandës kishin vijuar trafikun nga janari i vitit të kaluar. Ata e ruanin lëndën narkotike në tre magazine dhe më pas e transportonin atë me taksi.

Droga shpërndahej në Athinë, kryesisht pranë zonës ku magazinohej.

Nga kontrollet e kryera në disa banesa dhe ambiente të tjera në Atikë dhe Patmos, policia gjeti 225 gram kokainë, 4 kg kanabis, 2 peshore, fishekë, thika, tableta, 29 celularë, dhe një shumë parash prej 5 850 eurosh dhe 25 900 lekë shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu