Fushata që ju mëson si t’i redaktoni artikujt në Wikipedia (LINKU)

0

Unë redaktoj Wikipedia-n! Fushata që ju mëson si t’i redaktoni artikujt në Wikipedia 

Nga dt. 10 janar deri më 10 shkurt, 2023, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe organizojnë fushatën “Unë redaktoj Wikipedia-n”.

“Unë redaktoj Wikipedia-n” është një iniciativë për zgjerimin e komunitetit të Wikipedia-s.

Çdokush mund të kontribuojë duke bërë përmirësime gjuhësore, duke shtuar foto apo përditësuar faktet në artikujt e Wikipedia-s.

Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe ftojnë të gjithë nxënësit, studentët dhe njerëzit e apasionuar pas shkrimit e redaktimit të marrin pjesë në “Unë redaktoj Wikipedia-n”. Kjo fushatë u vjen në ndihmë veçanërisht atyre pjesëmarrësve që nuk kanë redaktuar artikuj më parë në Wikipedia. Ata do të mësojnë si të redaktojnë, si të përdorin bazat e redaktimit vizual, si të citojnë, si të vendosin burimet, etj.

Për më shumë hollësi rreth fushatës, klikoni lidhjen e mëposhtme: https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Un%C3%AB_Redaktoj_Wikipedia-n_2023

Gjithashtu, na gjeni në:

Facebook: https://www.facebook.com/SQWikimediansUG

Instagram: https://www.instagram.com/SQWikimedians_UG/

Twitter: https://twitter.com/SQWikimediansUG

YouTube: https://www.youtube.com/@wikimediansofalbanianlangu6065

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu