Gallatasaray, kjo skuadër e madhe botërore turko-shqiptare!

0

Nga: Anisa Bahiti

Në historinë e futbollit të kombit tonë asnjë skuadër nuk ja ka ngritur emrin shqiptarëve sa Gallatasaray, klub i futbollit të shqiptarëve të Stambollit. I themeluar nga Ali Sami Yeni, djali i të madhit Sami Frashëri, apo Shemsedin Sami, siç e njohin turqit në ditët kur rinia, patriotët dhe intelektualët shqiptarë, pikërisht në lagjen Gallata përgatisnin fazat e fundit e themelimit të shtetit shqiptar, nga alfabeti e deri tek pavarësia.
Në ato klube të njohura të Stambollit ku flisnin dhe punonin me gjithë pasion për pavarësinë e shtetit të ardhshëm, pikërisht pinjolli i asaj familje të famshme të Frashërllinjve që aq shumë i dhanë Shqipërisë, themeloi klubin më të famshëm sportiv, jo vetëm futbollistik në Turqi. Galltasaray nuk i ka dhënë pak Turqisë : 22 Kampionatë , 18 Kupa, 16 superkupa , 1 Kupë UEFA dhe një Superkupë Europiane. Spektakël dhe shkollë e bukur sportive, si rrallë kush nëpër botë.
Që nga koha e shkëlqimit të Xhevat Prekazit të madh dhe të babait të Lorik Canës në vitet ’80, në Stamboll , kanë shkëlqyer dhe shumë shqiptarë të tjerë në këtë klub që nuk e harron kurrë të ketë shqiptarët e vetë të shkëlqyer.
Eh si mund të harrohet shkëlqimi i kapitenit fantastik shqiptar tek Gallasatary-it, që çoi Shqipërinë në Europian, Lorik Canës?! Ai jo vetëm ia ngriti kokën lart Shqipërisë, por shkëlqeu dhe në aktivitetet europiane të Gallasatary-itt.
Po Blerim Xhemailin, që pasoi Lorikun a mund ta harrojmë?! Sigurisht, këtë vit tifozët e Gallatasaray-it presin të marrin nga Arsenali Xherdan Shaqirin, që historia e suksesit dhe e shkëlqimit të vazhdojë më tej.
Trajneri i madh Fetih Terim e do Xherdanin që ta çojë edhe njëherë tjetër Gallatasary-in aty ku e meriton: në majën e kupave Europiane. Ndërkohë kjo fidanishte futbolli për shqiptarët ka dhe të rinj të tjerë, që aspirojnë si shqiptari i Prizrenit, Denis Shishko apo ndoshta Shkodran Mustafin e jashtëzakonshëm.
Ka patur edhe ekipe të tjera turke që kanë patur futbollistë shqiptarë shumë të mirë siç ishte,ndjesë pastë, Fadil Vokrri, por asnjë klub nuk mund të jetë më i madh për shqiptarët, jo vetëm të Turqisë, si Gallatasary, klubi i themeluar nga djali i te madhit Sami Frashëri.
2020 ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë, edhe për futbollin, por është koha për energji pozitive që sporti i percjell tek njerëzit dhe ne, shqiptarët, jemi shumë sportdashës dhe këtë sezon presim jo vetem suksesin e rradhës të Gallatasary-it, por edhe suksesin e madh të shkëlqimit shqiptar në Europë tek ky klub historik botëror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu