Pandemia Covid-19/ 17 humbje jete dhe 695 raste të reja në vend

0

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 17 humbje jete nga koronavirusi dhe 695 raste të reja. Ndërkohë që 563 janë personat e shëruar, që llogariten në mënyrë automatike nga Ministria e Shëndetësisë, 14 ditë nga momenti që janë infektuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve humbën jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1963 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 695 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelënë, Kolonjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu