Gara presidenciale në RMV, Osmani kryeson ndaj Taravarit. Nis festa te BDI

0

Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani ka arritur fitore kundrejt kandidatit të VLEN-it, Arben Taravari, në Tetovë dhe Gostivar, shkruajnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të para jozyrtare nga Gostivari, Bujar Osmani prinë me 9142 vota kundrejt Arben Taravarit me 8920 vota.

Poashtu edhe në Tetovë, sipas të dhënave të para jozyrtare, Bujar Osmani ka arritur fitore me 12046 kundrejt Arben Taravarit me 11240 vota.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave, deri tani nga 50,30% e votave të numëruar, Bujar Osmani nga Fronti Europian është shumë para Arben Taravarit nga VLEN-i, shkruan TS.

Sipas uebfaqes së KSHZ-së, Bujar Osmani ka 71.482 | 16,44%, ndërsa kundërkandidati Arben Taravari numëron 52.684 | 12,11% vota në nivel Republikan.

Në taborin maqedonas, Gordana Siljanovska Devskova nga VMRO-DPMNE është para Stevo Pendarvoskit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu