Skandal në Premier League, dy futbollistë arrestohen për sulm se*ksual

0

Një skandal seksual ka tronditur elitën angleze, të Premier League, teksa sipas mediave vendase dy lojtarë janë arrestuar dhe më pas janë lënë të lirë me kusht, të akuzuar për sulm nga një vajzë e re.

Ende nuk jepen detaje mbi identitetin e tyre, përveçëse të dy janë 19 vjeçarë, luajnë për të njëjtën skuadër dhe konsiderohen si “yje” të së ardhmes në kampionatin anglez.
Ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar në stadium, përpara një ndeshje të elitës së futbollit anglez. Vajza që pretendon se është sulmuar seksualisht ka denocuar ngjarjen në polici, që menjëherë ka vënë në pranga një prej lojtarëve të akuzuar. Tjetri është arrestuar një ditë më pas. Të dy më pas janë lënë të lirë me kusht, deri në përfundimin e hetimeve.

Kjo nuk është hera e parë që futbolli anglez përfshihet në skandale të këtij lloji. Rastet e fundit të dhunës seksuale nga ana e futbollistëve janë ato të Mason Greenwood, ish-sulmues i Manchester United dhe braziliani Antony, që vazhdon të jetë pjesë e “Djajve të Kuq”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu