Garë e frikshme në Mesdhe/ Turqia bleu S-400 ruse, Greqia i përgjigjet me Rafale francez

0

Greqia mori në dorëzim avionin e parë luftarak francez Rafale, nga 18 të tillë që parashikon marrëveshja e nënshkruar me kompaninë franceze, Dassault Aviation.

Ceremonia e dorëzimit u zhvillua në qendrën e testimeve të kompanisë në jug të Francës, me praninë e ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos dhe oficerë të lartë të ushtrisë greke.

Avioni i parë merret në dorëzim gjashtë muaj pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje prej 2.5 miliardë eurosh për të blerë gjashtë avionë Rafale të rinj dhe 12 të tjerë të përdorur.

“Rafale do t’u sigurojë forcave ajrore greke gjeneratën e fundit të avionëve luftarakë, duke garantuar që Greqia të ruajë sovranitetin dhe rolin e saj gjeostrategjik”, tha kompania franceze, Dassault në një komunikatë për shtyp.

Pesë avionë të tjerë Rafale të përdorur pritet që t’i dorëzohen Greqisë brenda këtij viti. Dassault tha se gjashtë avionët e parë do të përdoren për të trajnuar pilotët dhe teknikët ushtarakë grekë.

Rafale janë avionë luftarakë me dy motorë, në gjendje që të kryejnë një sërë misionesh me rreze të shkurtër, apo të gjatë veprimi, që nga misionet e vëzhgimit, sulmet në tokë dhe det dhe sulme goditëse me saktësi të lartë.

Marrëveshja e Greqisë me kompaninë franceze për avioënt u nënshkrua pasi Turqia mori nga Rusia sistemet e mbrojtjes ajrore ruse, S-400. Shqip

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu