Ishin gati duke u ndarë/ Çifti prangoset për të shpëtuar lidhjen e tyre

0

Një çift në Ukrainë ishin lodhur duke luftuar për të ruajtur marrëdhënien e tyre derisa më në fund gjetën një mënyrë paradoksale për të përmirësuar raportin. Ata vendosën pranga në duart e tyre.

Çifti e filloi këtë eksperiment Ditën e Shën Valentinit, dhe ata vijojnë akoma të jenë të lidhur pas njëri-tjetrit. 30-vjeçari Alexander Kudlay dhe 28-vjeçarja Victoria Pustovitia kanë ndarë fotot në Instagram, duke thënë se ata çdo ditë e më shumë po mësohen me këtë mënyrë jetese.

Gjithçka filloi kur partneri i tij i kërkoi Victoria-s të ndaheshin. Ata ziheshin shumë dhe gjithmonë përfundonin duke thënë se do të ndaheshin, derisa ai i vuri pangën në dorë, duke e lidhur pas vetes.

Victoria ishte fillimisht kundër idesë dhe e mbylli telefonin kur ai ia sugjeroi këtë gjë, por Aleksandri arriti t’ja ndryshonte mendjen.

Prej gati një muaj, asnjëri prej tyre nuk ka hapësirë personale dhe bëjnë gjithçka bashkë, nga pazaret në supermarket e deri te pirja e cigareve në ballkon.

Sa i përket marrëdhënies, ka pasur tensioni, por çifti pretendon se kanë gjetur mënyra të reja për t’u marrë me mosmarrëveshjet.

“Grindjet mes nesh nuk janë zhdukur. Vazhdojmë të zihemi. Por kur afrohemi në një rrugë pa krye dhe nuk ka më komunikim mes nesh, ne thjesht ndalojmë së foluri, paketojmë gjërat dhe largohemi”, tha Aleksandri.
Një nga pyetjet më të shumta është sesi çifti përdor tualetin. Përgjigja: njëri nga të dy pret jashtë me dorën brenda tualetit, ndërsa tjetri mbaron punë në tualet, dhe anasjelltas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu