Gazeta franceze, Le Figaro ‘nxin’ Shqipërinë: Popullata është e…

0

 

Një tjetër artikull nga një gazetë e huaj i është kushtuar vendit tonë, duke nxjerrë në pah dështimet në fusha të ndryshme, sidomos ato në reformën në drejtësi dhe veprimtarive kriminale në vend.

Një artikull i gazetës francëze ‘Le Figaro’ i shkruar nga një shkrimtar francez Thierry Portes, i cili është reporter i gazetës prestigjoze, ka kushtuar një shkrim ndaj asaj që nga diplomatët përcaktohet si ‘reforma e reformave’.

“Ndërkohë që popullata është e zemëruar nga ngadalësia e procedurave dhe shfaq padurim për të parë më në fund goditjen ndaj banditëve të famshëm, krimi i organizuar dhe rrjetet e korrupsionit – dy fusha në të cilat Shqipëria shkëlqen – janë të vetmet që përfitojnë nga një reformë që supozohej se do t’i ndëshkonte”- thuhet në artikull.

Gjithashtu pjesë e aartikullit kanë qenë edhe mosarritjet e SPAK, teksa gjykatësit e prokurorisë së posaçme nuk kanë pranuar të prononcohen për gazetarin francez.

“Eshtë e vërtetë që SPAK do të diskreditohej përfundimisht nëse një prej të goditurve të tij të parë nuk do të qe një pjestar i elitës politike, në mënyrë që popullatës t’i rikthehej besimi te drejtësia”- shkruan gazetari francez.

Një pjesë e artikullit është kushtuar edhe për ndërtesat që po ndërtohen në Tiranë, duke thënë se po përdoren për pastrimin e parave të krimit dhe të korrupsionit.

“Dhe për sa kohë që të përzgjedhurit e rinj të reformës nuk do të vendosin ligjin dhe drejtësinë, rrokaqiejt që pastrojnë paratë e drogës dhe korrupsionit do të vazhdojnë të ngrihen në qiellin e Tiranës”, e mbyll shkrimin e tij reporteri, Thierry Portes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu