LAJM I FUNDIT/ Basha del me emra nga selia: Si i morën votat…

0

Basha:

Kam krenarinë e veçantë dhe privilegjin që ti uroj mirëseardhjen këtij ushtrimi të paprecedentë të NATO-s, dhe të shprehë krenarinë legjitime që mundësuam anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të fuqishme ushtarake.

U uroj forcave të armatosura të RSH që ta mbajnë lart standardin, krenarinë dhe flamurin tonë, pavarësisht kushteve të vështira me të cilat përballen. Aleanca është e gatshme që të përballet me çdo agresion dhe ta zprapsë atë, duke filluar me integritetin territorial.

Le të jetë ky një mesazh i qartë, për ata që duan të kthejnë Ballkanin në një fuçi baruti, dhe në një lojë për ndarjen e kutive. 25 Prilli është një masakër elektorale, dhe viktima nuk janë deputetët dhe PD, pasi rezultati ynë e thotë qartë, që ne arritëm të rrisnim përmasat tona të bashkimit të shqiptarëve.

Detyra jonë para të gjithë shqiptarëve është që të faktojmë masakrën elektorale, duhet të drejtohen pyetjet legjitime te treshja Rama -Doshi-Rakipi, si i morën votat 3 deputetët e listës së zezë të Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako në Durrës, me Çyrbjen e kokainës, si i mori votat Aurora Mara, vajza e Genc Marës që është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqir Rakipit. Detyra jonë është që të qendrojmë fort, dhe të bëjmë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here