Tregon autori që i grabitën lekët: Më dolën para me sqepar… Ja shuma e parave që i morën

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja që ndodhi mëngjesn e sotëm në Tiranë, ku dy persona kanë dhunuar dhe më pas i kanë marrë paratë një 55-vjeçari që transportonte valutë. Burime bëjnë me dije se shuma e parave që është marrë kap shifrën e 30 milionë lekëve të vjetra, ndërkohë që është zbardhur dhe dëshmia e motoristit, që u grabit.

55-vjeçari Qani Zili Lani është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa ka deklaruar: “Më zunë rrugën dy persona me motorr, më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën. Se sa lekë kishte në çantë nuk e di, unë vetëm i transportoja.”

Policia pritet të marrë në pyetje pronarin e exchange për të zbuluar shifrën e saktë të parave që ka pasur me vete 55-vjeçari në momentin e grabitjes.

Njoftimi i plotë:  

Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu