Gazetari tregon eksperiencën shokuese për vrasjen që tronditi Tiranën: Të shtënat vazhdonin sikur të ishte vrasje masive

0

Gazetari Enton Abilekaj tregoi eksperiencën e tij shokuese, siç tha ai, ditën e vrasjes së Kudret Salisë në Tiranë nga ish vjehrri në një kafene afër gjykatës së Tiranës.

Atë ditë Abilekaj ishte vetëm 5 metra larg tavolinës së tragjedisë, dhe fatmirësisht ai dhe të tjerët të pranishëm shpëtuan pa pasoja.

Abilekaj tregon se ngjarja u duk si një vrasje në masë, ndërsa plumbat kishin përfunduar deri në redaksinë e medias që ai drejton.

Enton Abilekaj: Kur dëgjuam krismat kthyem kokat dhe pamë që kishte nisur vrasja, prisnim të mbaronin po ajo vazhdoi sikur të ishte një vrasje në masë, zgjatën krismat sikur po u drejtohej gjithë klienteve, jo vetëm një personi, u larguam në panik.

Ishin 8 krisma si fillim, pastaj dy të tjerat s’di nga ku. Kur u ktheva në bar pashë ça kish ndodh, pashë viktimën dhe avokati që nuk fliste si një zonjë që humbi ndjenjat për pak çaste, i çuam diçka me alkool që të qetësohej, ndërkohë që viktima ishte aty.

Por nuk po kuptohej ç’po ndodhte, ca lidhje kishin të tre, deri sa erdhi policia.

Avokati u plagos rastësisht, ai qëndroi pa lëvizur fliste në telefon dhe mbante plagën me dorë.

Kush ishte afër rrezikonte se mund të ndodhte gjithçka, por shyqyr spati asgjë.

Kur erdhi policia si la më as gazetarët, më pas kur shkova në zyrë pashë se gazetarët ishin në panik, dhe një plumb kishte hyrë në zyrë, ato dy plumbat kishin përfunduar në zyrë, plumbi kishte bërë rikoshet dhe ka shpuar xhamin në zyrë.

Nga ajo që mësova vetë autori kishte dalë në Unazë për të hedhur armën në Lanë, dhe aty kishte qëlluar prapë, gazetarët i gjeta në panik.

Kjo ishte ajo që pashë dhe me shokoi, nuk mësohesh dot kurrë, fillon dyshon pastaj për cçdo gjë.
Ne pamë ngjarjen kur nisën krismat se nuk po kuptohej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here