Krimi në Librazhd, burri i dehur, gruan e vrau për xhelozi në dhomën e gjumit

0

Sipas të dhënave paraprake ka dyshime se krimi i rëndë të ketë ardhur si rrjedhojë e një xhelozie mes çiftit, ndërsa mësohet se çifti ka pasur konflikte edhe më parë por që nuk i ndjekur në rrugë ligjore.

Qemal Bici njihej si përdorues alkooli, ndërsa mes tij dhe bashkëshortes Menturie Bici dyshohet se ka pasur debate që çuan 56-vjeçarin drejt vendimit ekstrem për ta vrarë më sëpatë, ndërsa më pas vari veten në një pemë jashtë banesës.

Autori ishte i dehur në momentin që kreu krimin dhe gruan e ekzekutoi në dhomën e gjumit. Ishte njëri nga fëmijët që konstatoi nënën pajetë dhe babanë të varur në pemë pasditen e sotme.

Çifti la 4 fëmijë, njëri prej të cilëve i tronditur përfundoi në spital. 12 vite më parë Menturie Bici e kishte denoncuar bashkëshortin në polici për dhunë ndaj saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here