Gëlltiti zarfin me kokainë për t’iu shmangur kontrollit të policisë, arrestohet shqiptari në Itali

0

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, më 24 maj, kur gjatë patrullimeve në Pontebari, zonë e frekuentuar zakonisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, policët kanë vënë re një të ri, i cili është frikësuar kur i ka parë.

ITALI- Agjentët e Policisë së Komisariatit të Spoletos në Italia kanë arrestuar një të ri shqiptar, i cili në tentativë për t’iu shmangur kontrollit policor, ka gëlltitur një zarf që përmbante lëndë narkotike kokainë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, më 24 maj, kur gjatë patrullimeve në Pontebari, zonë e frekuentuar zakonisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, policët kanë vënë re një të ri, i cili është frikësuar kur i ka parë. Pas dëshmisë në polici se kishte gëlltitur lëndën narkotike, i riu iu nënshtrua një ekzaminimi dhe terapie me ilaçe për të shmangur rreziqet që mund t‘i vinin në shëndet. Ndërsa i riu u shpreh se nuk kishte asnjë shpjegim për sjelljen e tij.

Sipas policisë italiane, i riu shqiptar rezulton se është ndaluar edhe një herë në të njëjtin vend ku i janë gjetur 11 pako me kokainë gati për shitje. Në përfundim të aktgjykimit në lidhje me këtë rast, shqiptari i asrrestuar në Itali u dënua me 8 muaj burg dhe 2000 euro drogë, me marrëveshje për pranimin e fajësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu