Gerta Heta rrëfen momentin e vështirë në jetë: “Me vdekjen e saj ka vdekur dhe një pjesë e imja”

0

Pavarësisht angazhimeve të të dyve, përpiqen të gjejnë një ekuilibër për familjen dhe kohën e kushtuar asaj, disiplinën dhe traditat familjare, si ngrënia e vakteve së bashku.

Gerta Heta dhe Matko Djarmati kanë rrëfyer këtë të diel në rubrikën “Gjysma ime” në emisionin “E Diela Shqiptare” historinë e tyre të dashurisë.

Ndërsa flasin për dy vajzat dhe si i kanë vendosur për emrat e tyre, Heta rrëfeu një ngjarje fatkeqe që ka shkaktuar humbjen e njërës prej binjakeve që priste.

Pjese nga biseda:

Ardit Gjebrea: Po emrin vajzave kush jua ka vënë? Kush ia ka vënë Luna?

Gerta Heta: Unë i dhashë Matkos 5 opsione dhe Matko preferoi Lunën. Kisha një listë, i thashë zgjidh nga këto të pesta, mua më pëlqejnë të pesta, zgjidhe ti, po ta lë ty zgjedhjen e gocës dhe e ka zgjedhur Matko.

Ardit Gjebrea: Matea?

Gerta Heta: Për Matean ngaqë ishim në shtatzëni binjakësh do i vendosnim emrat Gea si Gerta, Matko-Matea, domethënë me dy shkronjat e para të emrit.

Ardit Gjebrea: Por ju vetëm Matean keni?

Gerta Heta: Po, ka qenë një periudhë e zezë e jetës që nuk është se nuk e flas, por është një plaqë që është gjithmonë aty dhe sa herë që e flasim, më ngacmohet. Por falë Zotit, kemi vetëm Matean dhe e kemi shëndoshë e mirë se mund të ishte edhe më keq. Po, kemi humbur njërën nga vajzat dhe unë i thashë Matkos që në momentin që humbi Gea, le t’ia vëmë vajzës që jeton emrin Matea sepse me humbjen e Geas ka humbur dhe Gerta. Domethënë, Gerta-Gea, me vdekjen e saj ka vdekur edhe një pjesë e imja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu