Getoari befason Marinën me dhuratën madhështore për ditëlindje

0

Ditën e djeshme, Marina Vjollca ka festuar 31-vjetorin e lindjes dhe s’mund të mungonte kurrësesi një urim super romantik nga Getoari.

Krahas fotos së partneres, reperi ka shkruar fjalët më të ëmbla të dashurisë.

“Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”, janë fjalët e tij krahas fotos së Marinës.

“Të dua pafund jetë”- ka shkruar mderatorja.

Së fundmi, bukuroshja ka zbuluar dhuratën më të veçantë që na kanë zënë sytë, një skulpturë punuar nga duart e dashurisë së saj. Moderatorja nuk është përbajtur dot nga lumturia dhe e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, ku dhe nuk kanë munguar disa fjalë mjaft të bukura dedikuar reperit.

“Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura! Të dua Jeta ime. @ghettogeasy
Veç lumturi më fal”, ka shkruar Marina krahas fotove ku vihet re Geti duke punuar skulpturën e moderatores.
Mesa duket dashuria i zbuloi një talent të fshehur të reperit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu