Drejtoresha e INFOWEBTV, Anisa Bahiti ka ndarë në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, një urim për festën e Fiter Bajramit.
Postimi i plotë :
“Sot, është fundi i një muaji të etjes dhe urisë dhe nënshtrimit ndaj urdhrave hyjnor. Sot është dita e festës së madhe të atyre që e falënderojnë Zotin me një listë të gjatë të lutjeve të tyre.
Thuajse toka dhe qielli po falin namazin e falenderimit! Prandaj për atë qe agjëroi, gëzime për atë që bëri ibadet gjatë netëve të Ramazanit, që lexoi Kuranin dhe e përmendi të Gjithëmeshirshmin. I Gëzuar dhe i lumtur duhet të jetë ai që gjatë këtij muaji i dyfishoi veprat e mira që dha zekatin dhe sadakane. Uroj që sakrificat, adhurimet dhe lutjet tuaja të sinqerta të shpërblehen me mirësite e Krijuesit të Madhërishëm,Atij Falësi që na fal dhe e do faljen!
Gëzuar Fitër Bajramin, festën e pastërtisë, unitetit dhe sinqeritetit pranë Zotit të madhëruar! 🤲🏻”
infowebtv.com