Gjendet arsenal armësh në Gramsh

0

Një arsenal armësh është gjetur në Gramsh.

Mësohet se disa të rinj kanë gjetur një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë.

Të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur me urgjencë në vendngjarje.

Nuk përjashtohet mundësia që arsenali i armëve mund të jetë i një grupi kriminal të qarkut të Elbasanit.

Pas sekuestrimit të arsenalit dhe pas hetimeve policia do të japë detaje zyrtare. (E.M/InfowebMedia)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu