Gjendet i murosur shqiptari në Itali/ Ish -e dashura dha 100 mijë euro për ta vrarë

0

Një burrë rreth të 45-tave është vënë në pranga nga karabinierët italian me akuzën e vrasjes e kryer në Muggio, në provincën e Monzës dhe Brianzës në vitin 2013.

Shqiptar Astrit Lamaj i cili u zhduk në janar të 2013, u gjet i murosur në një apartament në Senago, në zonën, Milanese.

Personi i arrestuar është një 45 vjeçar nga Riesi, në provincën e Caltanisseta, i cili është në arrest shtëpie me një tjetër akuzë, pasi kishte qenë pjesë e shoqatës mafioze ”Cosa Nostra”.

LIVE

“100 mijë € për të vrarë ish-të dashurin”! Murosi shqiptarin, arrestohet anëtari i “Cosa Nostrë

Një burrë 45-vjeçar është vënë në pranga nga karabinierët italian me akuzën e vrasjes e kryer në Muggio, në provincën e Monzës dhe Brianzës në vitin 2013.

Shqiptari Astrit Lamaj, i cili u zhduk në janar të 2013, u gjet i murosur në një apartament në Senago, në zonën, Milanese.

Personi i arrestuar është një 45 vjeçar nga Riesi, në provincën e Caltanisseta, i cili është në arrest shtëpie me një tjetër akuzë, pasi kishte qenë pjesë e shoqatës mafioze ”Cosa Nostra”.

Hetime të koordinuara nga Prokuroria Publike e Monza-s, filluan në vitin 2018 pas deklaratave të një bashkëpunëtori të drejtësisë të cilat nxorën në pah përfshirjen e 45-vjeçarit si autor i vrasjes së Lamajt.

Për vrasjen e Lamaj, i cili u zhduk në janar të 2013 nga Genova dhe u gjet i vdekur i murosur në një apartament në Sengao, janë arrestuar dhe pesë persona të tjerë në mars të 2019-ës.

Vrasja u porosit nga një grua e moshës 64-vjeçare, e cila ishte një tregëtare bizhuterish, në kohën kur u krye krimi.

Sipas rindërtimit të historisë dhe skemës së krimit nga ana e hetuesve, 64-vjeçarja ishte grabitur dhe ishte lënë nga viktima, me të cilën ajo kishte pasur një marrëdhënie dashurore.

Ishte bashkëpunëtori i drejtësisë, i cili kishte treguar se ku mund të gjente trupin e shqiptarit.

Astrit Lamaj u zhduk nga Genova në Janar të 2013-s dhe skeleti i tij u gjet 6 vjet më vonë, më 15 Janar të 2019-s.

Lamaj, 42-vjeç, u vra nga një grup prej 5 personash, me porosi pikërisht të ish-partneres së tij, Carmela Sciacchitano.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, gruaja duket se u kishte kërkuar ndihmë disa miqve të saj siçilianë.

Me një preteks, ata e kishin nxjerrë në pritë Lamajn, ku e lidhën, e rrahën barbarisht dhe në fund e mbytën me fije najloni.

Trupi i Lamajt më pas është mbyllur në bagazhin e një makine dhe është transportuar në një kantier në Senago të Milanos.

5 autorët në fjalë e murosën trupin, dhe më pas u rikthyen në Siçili.

Sipas autoriteteve, vrasësit i pajtoi partnerja Carmela Sciacchitano.

64-vjeçarja u ndalua nga karabinierët në afërsi të aeroportit të Genovas në tentativë për tu arratisur në Brazil.

Pronari i rezidencës brenda së cilës u gjet skeleti i Lamajt nuk kishte asnjë lloj dijenije për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu