I hodhi ilaç në kafe koleges për ti zënë vendin e punës, e pëson keq pasi u kap ‘mat’

0

Një grua italiane ka tentuar të helmojë kolegen e punës duke i hedhur ilaç ankthi në kapuçino apo kafe vetëm për ti zënë vendin e punës. Të dyja punonin në një kompani siguracionesh dhe për shkak të vështirësive ekonomike, ishte njoftuar për shkurtim të personelit.

Ngjarja ndodhi në vitin 2017 dhe punonjësa bëri gati një plan djallëzor për të mbajtur vendin e punës. Ajo u kthye në një mikeshë për të gjithë pasi i sillte kafe cdo personi në zyrë, por qëllimin e kishte vetëm tek kolegia.

Asaj i hidhte një sasi të madhe ilaçesh për ankthin, si benzodiapezina duke i shkaktuar pagjumësi të theksuar. Madje një ditë gati rrezikoi jetën për shkak të një aksidenti rrugor. Në ditët në vijim, kur shëndeti i saj po përmirësohej, dyshoi tek kafja dhe tek kolegia, të cilën e denoncoi në polici dhe në seancë gjyqësore, veprimi i saj u cilësua si tentativë vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu