Gjendet i pajetë brenda banesës 70-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

0

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Korçës.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10, ku është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.