Gjendet i vdekur 28-vjeçari në resortin e Divjakës

0

Gjendet i vdekur në një dhomë një i ri punëtor në resortin e Divjakës.

Policia informoan se në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu