Gjendet në valixhe i vdekur 37-vjeçari, dyshohet se është vrarë nga e dashura e tij

0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Romë. Mediat italiane shkruajnë se një 37-vjeçar është gjetur brenda në një valixhe të lënë në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit. Mësohet se trupi i tijë shtë gjetur nga një kalimtar i rastit i cili ka vënë re se nga valixhja rridhte gjak dhe ka lajmëruar menjëherë autoritetet policore.

Gjatë hetimit, gjurmët e gjakut çuan efektivët në apartamentin ku jetonte Alma, partnerja e viktimës. Pyetur nga policia, ajo deklaroi para efektivëe se partneri i saj kishte ndërruar jetë para disa ditësh dhe mohoi të kishte gisht në vdekjen e tij. Mësohet se të dy partenerët ishin të varur nga lëndët narkotike, dhe sipas gruas, partneri kishte ndërruar jetë nga një mbidozë ‘malli’.

Ndërkohë që fqinjët kanë treguar se ata kishin debate të ashpra dhe të bërtiturat e tyre dëgjoheshin në të gjitha orët e ditës dhe të natës. “Unë shkova në shtëpi të hënën në mëngjes dhe Luca ishte i vdekur. Unë u përpoqa ta ringjallja atë me një masazh zemre, por nuk kishte asgjë për të bërë”, tha 39-vjeçarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu