Papunësia në Librazhd ka larguar të rinjtë jashtë vendit

0

Papunësia është një nga problemet më të mëdha në Bashkinë e Librazhdit, ku sipas të dhënave 3300 familje  mbajnë frymën gjallë me ndihmë ekonomike.

Kjo problematikë shqetëson prej vitesh banorët e kësaj bashkie. Aktualisht janë trajtuar me ndihmë ekonomike shumë familje, çka përkthehet ndryshe në rritje të varfërisë dhe në rritje të kërkesave për ndihmë ekonomike. Familjet në qytetin e Librazhdit duket se dita-ditës po vuajnë  mungesën e të ardhurave ekonomike. Pjesa më e madhe e familjeve mund të thuhet se janë në luftë për mbijetesë dhe nuk përballojnë dot as shpenzimet e familjes.

Nga ana tjetër , shqetësuese dhe problematike është e ardhmja e të rinjve, të cilët zgjedhin të emigrojnë jashtë vendit për mundësi më të mira për të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu