Balerina ruse interpreton “Liqenin e Mjellmave” në temperaturën -15 gradë Celsius

0

Një balerinë ruse nga Teatri Mariinsky e veshur me kostum ka interpretuar skena nga “Liqeni i Mjellmave” së Çajkovskit. Këtë e ka bërë jo në skenën të teatrit por në gjirin e ngrirë të Finlandës.

Kjo po cilësohet mënyra e vetme dhe e duhura nga balerina Ilmira Bagrautinova, balete, për të kundërshtuar ndërtimin e një porti në Batareinaya Bay, një plazh i njohur rreth 100 kilometra në perëndim të Shën Petersburgut, shkruan BBC.

Ajo vallëzoi në -15 gradë Celsius dhe publikoi videon më internet. Balerina ruse ka deklaruar se me këtë veprim synon t’i shpëtojë mjellmat që rriten në këtë gji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu