Gjermania në tentativa për tu bërë prodhuesja më e madhe e vaksinave në botë

0

Gjermania po tenton të bëhet prodhuesja më e madhe e vaksinave në botë.

Fabrika e “BioNTech” në Marburg është vetëm fillimi. Brenda pak muajsh, ky vend është kthyer në një nga prodhuesit më të rëndësishëm të vaksinës anti Covid. Sasia e parë e vaksinës e prodhuar në Marburg, ka dalë nga fabrika për të shkuar në një tjetër impiant mbushjeje, në Puurs të Belgjikës. Dozat e gatshme më pas shpërndahen dhe pas kontrollit të fundit, administrohen.

 

Me mbi 250 milionë doza në tre muaj në Marburg, “BioNTech” synon të përshpejtojë në të gjithë botën vaksinimin kundër koronavirusit. Ajo e Marburgut është më e madhja, por jo e vetmja me të cilën gjermania po synon të rrisë prodhimin.

Gjermania, thonë ekspertët, brenda disa muajsh është ngritur duke u bërë një nga vendet me më shumë peshë për prodhimin e vaksinës në botë. Por, fabrikat gjermane, janë sidoqoftë të varura nga disa procese pune në fabrika të tjera evropiane. Një numër kompanish të tjera do të angazhohen ndërkohë në vijim në muajt e ardhshëm në këtë proces. Do të ketë partnerë të tjerë, kompani të specializuara për mbushjen e vaksinës së “BioNTech”, si psh “Baxter”, “Allergopharma”, “Siegfried” etj.

Deri në fund të qershorit, pritet që edhe vaksina e dytë e prodhuar në gjermani, ajo e Curevac, të lejohet në BE.  Ajo synon të prodhojë 100 milionë doza në Heidelberg në bashkëpunim me partnerë të mëdhenj si Bayer. Në Gjermani, procesi i vaksinimit të popullatës nuk ka ecur me ritme të kënaqshme, por me masat e reja, synohet që problemet me furnizimin e vaksinave, të zerohen. Ekspertët mendojnë se mutacionet e virusit do të kërkojnë edhe vaksina pasuese. Kjo do të thotë se puna do të vazhdojë në një plan afatgjatë.

Ndërkohë që, kapacitete të tilla do të duhet të ruhen edhe pandemi të tjera të mundshme në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu