Gjiknuri inkurajon qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet vendore

0

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka ndarë një videomesazh të rëndësishme në lidhje me zgjedhjet vendore të sotme.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Qarkut të Elbasanit, ai i ka inkurajuar ata të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke e konsideruar atë si një të drejtë themelore për shprehjen e demokracisë.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin masivisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre duke vendosur për fatin e bashkive të tyre.

Gjatë fushatës zgjedhore 30-ditore, kryetari i bashkisë ka shprehur bindjen se qetësia, maturia dhe qytetaria do të shoqërojnë këtë proces zgjedhor deri në përfundimin e plotë të tij.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes!
Dy fjalë për qytetarët e Qarkut të Elbasanit që sot ushtrojnë të drejtën e votës, një e drejtë themelore e shprehjes së demokracisë.
Thirrja ime për ju sot është të dilni masivisht në votime për të shprehur vullnetin tuaj duke vendosur…