Gjinari, një atraksion turistik pa investime/ Banorët dhe turistët kërkojnë përmirësimin e infrastrukturës

0

Turistët që vizitojnë Gjinarin janë të shumtë, qofshin këta të huaj, të cilëve u pëlqen eksplorimi dhe aventurat nëpër vende të reja, qofshin edhe vizitorët vendas, që kryesisht fundjavave vijnë së bashku me familjen për të shijuar një drekë në natyrë pranë bujtinave të shumta që tashmë ofron ky fshat.

Por prejkohësh Gjinari vuan mungesën e investimeve gjithashtu ende nuk ka një treg të mirfilltë ku tregtarët të shesin produktet e tyre.

Sic duket edhe nga pamjet gjëndja duket e mjerueshme shume produkte konsumi tregtohen anës rrugës dhe në cadra të krijuara nga vetë tregtarët.

Rruga që të con në këtë fshat turistik gjithnjë ka qenë problem pasi është në gjëndje jo të mirë e shumë njerëz ankohen për këtë.Turistët edhe vendasit shprehen se kanë kërkuarprej kohësh ndihmën e shtetit por deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje.

Gjinari gjithashtu ka qenë pjesë e programit të “100 fshatrave” por rezulton se ende nukështë bërë ndonjë investim konkret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu