Gjithnjë në avantgardë/ Izraeli teston vaksinën e parë kundër Covid-19 në formën e një kapsule

0

Ndërsa rastet e variantit Delta të koronavisrusit po shtohen dita ditës, qeveria izraelite është në gati të kryejë provat e para klinike të një vaksine orale të Covid-19, në formën e kapsulës.

Vaksina e kapsulës mund të rrisë mundësinë e marrjes së vaksinës në vendet e varfra si dhe të jetë një mundëi e mirë për shkencëtarët që trajtojnë sëmundjen e Covid.

Sipas revistës “Forbes”, Oravax Medical, një kompani e përqendruar në zhvillimin e terapive orale, po përgatitet të fillojë provat klinike të një vaksine kapsule Covid-19 .

Mësohet se kompania ka marrë aprovimin nga Komiteti i Auditimit në Spitalin Ichilov, spitali qendror në Tel Aviv.

Provat klinike tashmë është në pritje të miratimit përfundimtar nga Ministria Izraelite e Shëndetësisë.

Provat e para klinike do të përfshijnë 24 vullnetarë të pavaksinuar. Secili prej tyre do të marrë një ose dy pilula. Ndërsa shkencëtarët do hulumtojnë dhe studiojnë sigurinë e vaksinës.

Nëse gjetjet janë pozitive, atëherë shkencëtarët do të vazhdojnë me prova më të mëdha klinike (fazën e tretë) për të parë nëse vaksina është e suksesshme.

Vaksina në formë kapsule do të jetë “shumë më rezistente ndaj mutacioneve Covid-19”, thonë shkencëtarët.

Shkencëtarët kanë sqaruar se përparësia e kompanisë është të sigurojë vaksinën në formë kapsule për personat që i përkasin grupeve më të riskuar nga Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu