Gjobiten 4 lokale me 1 mln lekë/ Ushtruan aktivitet në kundërshtim me masat anti-covid

0

Ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, 4 administratorë subjektesh që u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me masat anti-covid në Durrës.

Këta 4 persona kanë organizuar festa dhe kanë tejkaluar orarin e përcaktuar nga qeveria lidhur më orën policore.

“Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, shtetasit: D. D., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka organizuar një event festiv në kundërshtim me protokollet e sigurisë që parashikon Akti Normativ;  A. K., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ; F. M., pronar i një subjekti në Porto Romano, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ. F. M., pronar i një subjekti në Arapaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.” – njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat masat anticovid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu