Ekspertët italianë ngrejnë një pistë të re mbi zhdukjen e biznesmenit italian

0

Pas debateve me hetuesit shqiptarë gjatë inspektimit të tyre në vendin ku është gjendur e djegur makina e biznesmenit Davide Pecorelli, ekspertët italianë kanë ngritur një pistë të re.

Mësohet se ekspertët italiane po hetojnë dhe mundësinë e vetëvrasjes, pasi kqyrën nga afër makinën e shkrumbuar të Pecorellit, e cila u gjend në zonën e Pukës brenda së cilës u zbuluan dhe disa eshtra.

Ekspertët kërkuan me këmbëngulje analizën e mbetjeve mortore, ndërsa shprehen të çuditur sesi nuk ka pasur njolla gjaku jashtë mjetit tip Skoda Fabia, e marrë me qira nga Pecorelli në Rinas.

“Si ka mundësi që brenda makinës nuk ka shenja? Si ka mundësi që nuk u gjetën njolla gjaku?”, janë pyetjet që kanë ngritur një ditë më parë hetuesit italianë që do të hetojnë për Pecorellin.

Davide Pecorelli mbërriti në Shqipëri në fillim të muajit janar për të investuar në fushën e hoteleri turizmit, por humbi kontaktet me të afërmit pak ditë më pas.

Automjeti tip skoda, të cilin kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit u gjet i djegur në 8 janar në rrugën Gjegjan–Reps.

Hetuesit gjetën në mjetin e djegur eshtra si dhe sende të tjera, të cilat dyshohet se i përkasin biznesmenit. Mbetjet e trupit u dërguan për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu