Gjykata e Beratit merr vendimin për Talo Çelën e Elbasanit. ​Dosja pritet të kalojë në SPAK

0

Ditën e sotme në Gjykatën e Beratit është zhvilluar seanca në mungesë për të shumëkërkuarin Talo Çela. Teksa është dhënë masa “Arrest me burg” në mungesë, dosja pritet t’i kalojë për kompetencë SPAK-ut.

Kujtojmë se Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu Çela është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit Haxhia.

Kew Words: infowebtv, talo cela, spak, gjykatë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu