Fjalitë që duhet të dëgjojnë personat të cilët vuajnë nga ankthi

0

Shumë prej jush mund të rrethohen nga persona të cilët vuajnë nga ankthi apo stresi.Këto persona kanë nevojë për fjali ku të gjejnë mbështetje apo rehati.”Ankthi mund të jetë një eksperiencë izoluese,”thotë terapisti i specializuar për ankthin,Carrie Potter.

Një mesazh suportues do t’i bënte personat që vuajnë ankthi më të vlerësuar dhe më e rëndësishmja,nuk do të ndihen vetëm.

“Sot në mëngjes meditova.Ndoshta të pëlqen dhe ty ta provosh.”

Kjo fjali tregon se ju po mendoni për ta edhe pse nuk po prisni një përgjigje.Gjithashtu tregoni se ata nuk janë të vetmit që i nevojitet meditimi,sepse edhe ju po e provoni këtë gjë.

“Po mendoja për ty sot.Si shkoi…”

Ndoshta miku juaj ka përjetuar një situatë ku është stresuar dhe nuk është ndjerë mirë.Mbase një intervistë pune ose një bashkim familjar.Kjo fjali e thënë nga ju shpreh interesimin tuaj ndaj atij miku dhe kjo është një gjë tepër e mirë.

“Kjo situatë që po kalon është shumë e vështirë.Nëse ke nevojë për ndihmë në menaxhimin e saj,unë jam këtu për ty.”

Miku juaj do të ndihet i mirëpritur dhe është në dijeni që ka një person ku të mbështet nëse diçka nuk shkon ashtu siç duhet.

“Ia ke dalë mbanë gjatë gjithë kësaj kohe.Jam shumë krenare për ty.”

Fjalët që ngjallin shpresë apo motivim,janë një ndihmë e madhe për personat që vuajnë nga ankthi.Kështu ato do të përpiqen akoma më shumë.

“E di që është e vështirë,por kjo ndjesi nuk do të zgjasi përgjithmonë.”

Kjo fjali i rikujton mikut tuaj se ndjesitë që ankthi të bën të përjetosh , zbehen gjatë gjithë kohës.

 

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu