Gjykata e Lartë pezullon punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

0

Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë pas padisë së shoqatës “Toka” dhe banorëve të 27 fshatrave të Tropojës.

Banorët pretendojnë se HEC-et dëmtojnë zonën turistike të Valbonës. Gjykata e Lartë ka vendosur që punimet e HEC-eve të pezullohen deri në një vendim të formës së prerë për këtë çështje.

Në vendimin e marrë këtë të martë, Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA” (Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES), për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.

Kjo shoqatë dërgoi kërkesë-padi në Gjykatën Administrative në vitin 2017, mirëpo Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e banorë të Tropojës në vitin 2018, të cilët kërkuan që punimet të ndërpriten  pasi sipas tyre do të shkatërrohej zona turistike.

Çështja u dërgua në Gjykatën e Lartë, e cila njoftoi sot se ka vendosur “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu