Të çmendur pas video-lojërave dhe filmave? Netflix vjen me risi befasuese

0

Platforma gjigande ka konfirmuar se përdoruesit e saj do të kenë akses edhe në video-lojëra, pa asnjë kosto shtesë.

Në një letër drejtuar investitorëve, kjo është quajtur si një ide e hershme dhe e menduar prej disa kohësh tashmë.

Kjo risi e Netflix është cilësuar si ideja në kohën e duhur me qëllimin e vetëm, për të  mësuar më shumë rreth asaj se si anëtarët e Netflix i vlerësojnë lojërat.

Mesa duket situata e Covid-19 ka ndikuar pozitivisht për kompaninë e sukssheshme, duke arriur kështu 3.5 milion klientë të rinj në tre muaj deri në fund të shtatorit.

 “Covid ka ndikuar në rritjen e numrit të përdoruesve (rritje më e lartë në vitin 2020, rritje më e ngadaltë këtë vit), e cila po funksionon në rrugën e vet,” u tha në regjistrimin e fundit financiar të Netflix.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu