Gjykata e Lartë rrëzon pretendimet e Emiliano Shullazit dhe të bashkëpandehurve të tjerë

0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pretendimet e Emiliano Shullazit dhe të bashkëpandehurve për t’u liruar nga qelitë e regjimit të egër 41bis, ku mbahet nën masa të rrepta sigurie dhe survejim të plotë.

Një kolegj tre anëtarësh i Gjykatës së Lartë nuk ka pranuar kundërshtimet e bëra nga të pandehurit ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm për lënien e tyre në regjimin e posaçëm.

Shullazi dhe grupi po vuajnë një dënim me 55 vite burg në total dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzat e “gjobëvënies” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Vazhdimisht avokati mbrojtjës i Shullazit, Vladimir Meçe e ka quajtur të jashtëligjshëm vendimin për mbajtjen në regjimin e posaçëm të klientit të tij, sa kohë që nuk ka një vendim final nga Gykata e Apelit të Posaçëm.

Sipas Meçit, një regjim i tillë ngrihet vetëm për persona që kanë një vendim të formës së prerë, ose ka indicie serioze që ata kanë kryer vepra të tjera penale gjatë kohës që janë në qëli dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu