Ministri i Jashtëm gjerman “ultimatum” BE”: Mbani premtimin për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë

0

 

Ministri gjerman Michael Roth ka folur në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Është koha e duhur për BE-në që të mbajë premtimet, duhet të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”- shkruan Roth në postimin e tij në rrjetin social Twitter.

Ai shtoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, është europiane dhe se duhet të veprohej shpejt dhe pa dyshime.

Theksojmë se këto reagime nga zyrtarë të lartë europianë, vijnë në momentin kur është krijuar një lloj skepticizmi në vendet e Ballkanit Perëndimor, lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Duke qenë se Ballkani perëndimor, është një zonë ku shumë faktorë të jashtë mdëshirojnë të shtrijnë ndikimin e tyre, ky është parë si një zhvillim shqetësues nga vendet anëtare dhe për këtë ka reaguar ministri gjerman, në mënyrë që të merren masa për përshpejtimin e procedurave për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu